Limaj: Unë nuk do të pranoja të takohesha me Kurtin jashtë Kuvendit

 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me ftesën që kryeministri iu ka bërë liderëve të partive opozitare, ka thënë se po të ishte në vendin e tyre nuk do të pranonte të takohej me Albin Kurti jashtë Kuvendit.

“Po të isha unë do të kisha sugjeruar që të jenë të kujdesshëm në ftesa të tilla, unë në këtë rast nuk do të pranoja të takohesha me Kurtin jashtë Kuvendit, sepse ende duhet kohë për të na bindur ky kryeministër se si do ta ketë qasjen ndaj shtetit”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Click të RTV21./21Media

Back to top button