Përfshihen nga zjarret disa fshatra në Mitrovicë

Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë përfshirë nga zjarri. Zjarrëfikësit, polica e FSK-ja u kanë dalë në ndihmë qytetarëve.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Mitrovicsës së Jugut, Ferxhije Pllana.
“Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në Cernushë, zjarri është përhapur në fshatin Kqiq te pishat dhe fshatin Zaselle. Njësitë policore, zjarrfiksat, FSK dhe zjarrefiksëit e KFOR-i janë në vendngjarje duke u mundu me lokalizu zjarrin dhe në rast nevoje edhe me ba evakuuimin e banoreve.”, tha Pllana.
Kosova sot shënoi temperaturat më të larta deri më tani për këtë vit. Ato shkuan në 38 gradë Celsius.
Kurse në Evropë Francë , Spanja, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia janë disa nga vendet që po përballen me zjarre si pasojë e temperaturave të larta./21Media

Back to top button