Përfshihet nga zjarri kooperativa bujqësore e shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan, lëndohet një zjarrfikës

Kooperativa bujqësore e shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan është përfshirë nga zjarri sot (e enjte) rreth orës 19:00.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se  nga tymi është lënduar një zjarrfikës.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button