Përfshihet nga zjarri një fabrikë

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në lagjen “Nënë Tereza”, në hyrje të qytetit Lezhës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 6:30 të mëngjesit.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore. Për shkak të përmasave të zjarrit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Mirditës dhe Kurbinit”, ka njoftuar Policia.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta./oranews

Back to top button