Përfshihet nga zjarri një restorant në lagjen Marigona

Dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK

Rreth orës 18:20 në lagjen “Marigona Rezidencë ” një lokal është përfshirë nga zjarri. Dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK si pasojë e tymit të shkaktuar nga zjarri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

“Nga njësia patrulluese policore e cila gjendet në vendngjarje jemi njoftuar se në lokacion kanë arritur njësitë e zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizuar nga ta. Detaje tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga kompetentët”, ka thënë Hoxha.

Portali rtv21 ka siguruar video nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button