Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfshihet nga zjarri një stallë në Zubin Potok

Është përfshirë nga zjarri një stallë, të hënën në Zubin Potok.

Policia ka bërë të ditur se një burrë ka njoftuar se në stallë kishte disa krerë derra, teknikë bujqësore dhe ushqim për kafshët.

Tutje, thuhet se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe zjarrfikësit, eksperti i zjarrit dhe zyrtarë nga AVUK-u.

Policia rastin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa nuk raportohet për të dyshuar apo të arrestuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button