Përfshihet nga zjarri një veturë në Leposaviq

Një grua ka njoftuar Policinë se vetura e saj është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë janë dëmtuar edhe dy vetura tjera që ishin afër saj, të enjten në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vetura e saj është përfshirë në zjarr. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ku si pasojë e zjarrit, dyshohet janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin afër veturës së ankueses”, thuhet në raport.

Policia rastin e ka cilësuar “Zjarrëvënie” dhe është duke u hetuar./21Media

Back to top button