Përfshihen nga zjarri një objekt dhe një shtëpi në Vushtrri

Dyshohet se si pasojë e një nxehëseje –ulëse e veturës, nga zjarri është përfshirë një objekt ndihmës dhe një shtëpi, të enjten në Vushtrri.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga pronari i shtëpisë.

Njësitë relevante policore, KEDS-i dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia rastin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./21Media

Back to top button