Përfshihet nga zjarri shtëpia e familjes Koroglu, pjesë e trashëgimisë kulturore

Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë që gjendet në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Rastin e ka konfrimaur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.