Muhaxhiri: Kurti e ka humbur një shancë në Ohër…

(Lajm i përditësuar)


Muhaxhiri: Kurti e ka humbur një shancë në Ohër…

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në “Click” në RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka humbur një shancë pas takimit në Ohër kur nuk e ka shpjeguar ndryshimin që e ka bërë.

”Kurti e ka humb një shancë në Ohër, pas Ohrit, kur është dashtë me dalë edhe me shpjegu në mënyrë të qartë ndryshimin që e ka bërë, atëherë është kuptuar që Kurti do ta pranojë Asociacionin në çdo forme dhe në çdo format”, tha Muhaxhiri.


Fetoshi: Ne kemi mund të shkojmë në Bruksel me një draft minimalist për Asociacionin

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se Kosova në Bruskel ka pasur mundësi të shkoj me një draft minimalist për Asociacionin, por siç u shpreh ai gjithmonë duke pasur parasysh natyrën e dialogu.

”Besoj që ne kemi mund të shkojmë në Bruksel me një draft minimalist për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjithmonë duke pasur parasysh natyrën e dialogut që nënkupton edhe sensin e kompromiseve për të arritur pastaj te një draft optimalist, i cili sërish nuk i shkel vijat e kuqe, besoj që fitorja më e madhe e Kosovës është kjo”, tha Fetoshi.


Peci: Kurti ka bërë gabim të madh që nuk e ka përgaditur më parë draft-statutin

Lulzim Peci analist politik në emisionin ”Click” të RTV21 ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që nuk e ka ndërtuar vetë më parë një draft-statut për Asociacionin, i cili sipas tij do ishte më i mirë për interesat e Kosovës.

”Kryeministri Kurti ka bërë gabim të madh që nuk e ka përgaditur më parë draft-statutin, i  cili edhe ka qenë një lloj obgilimi dhe një kërkesë e vendeve të perendimit, mirëpo tash çfare do që ka bërë ne duhet të jetojmë me këtë realitet, Kosova nuk do ketë fuqi që ta ndërroj realitetin e këtij, besoj që edhe Gjykata Kushtetuese nuk do del me ndonjë koment kudnershtues”, tha Peci ndër tjera.


Kryeziu: Për t’u hartuar një projekt statut duhet të ketë një bazë ligjore, baza ligjore është Kushtetuta e Kosovës

Ish-Gjykatësi i Gjykatë Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për draft-statutin e Asociacionit, ka thënë se për t’u themeluar dhe hartuar një projekt statut duhet të ketë një bazë ligjore e baza ligjore është Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

”Ligji për vetëqeverisje lokale, karta evropiane për vetëqeverisjen lokale, këto do të jenë pjesa hyrëse e projekt statutit i cili pastaj do dekretohet nga kryeminsitri i cili e ka për detyrë”, tha ndër tjera Kryeziu.

Tutje, Kryeziu ka shtuar se ”me vija e kuqe nënkuptojnë se statuti nuk duhet të jetë në kundështim me Kushtetutën dhe ligjet në Kosovës’.

Objektivat kryesore në draft-statut raportohet  të jenë, “Zbatimi i Marrëveshjes bazë të vitit 2013 e ratifikuar nga Kosova dhe e marrëveshjes së vitit 2015, siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës, mbrojtje e dyfishtë”./21Media

Back to top button