Përfshihet nga zjarri stacioni policor në Shqipëri, një i vdekur

Një i ndaluar nga policia ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë sot një stacion policor në Kamëz të Shqipërisë.
Ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe dy persona të tjerë.
“Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button