Përfundoi mbledhja e VV-së, nuk ka gjasa që sot të ketë takim me LDK-në

Haxhiu ka thënë se do të njoftojnë se çfarë është biseduar

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur në takim grupin parlamentar.

Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë, askush nuk ka dhënë sqarime se për çka është biseduar. Por, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu tha se për mbledhjen do të njoftojnë nëpërmes një komunikate për media lidhur se me çka është biseduar.

E pyetur nëse sot do të ketë ndonjë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhiu nuk beson se një takim i tillë do të ndodhë.

Ndryshe, VV ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ende nuk kanë arritur një pajtueshmëri me LDK-në për formimin e koalicionit qeveritar.

LDK insiston edhe në pozitën e presidentit gjë që po refuzohet nga Vetëvendosje.

Nesër, për orën 15:00 është caktuar seanca konstituive ku pikë e rendit të ditës përveq betimit të deputetëve do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Sipas Kushtetutës, partisë fituese i takon që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Back to top button