Përfundoi protesta e veteranëve

Përfundoi protesta e veteranëve të luftës së OVL UÇK-së. Ata u shprehën se do të protestojnë përsëri nëse Projektligji për pagën minimale futet në rend të ditës së seancave të radhës.
Veteranët e luftës së UÇK-së nga ora 10:00 protestuan para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku gjatë protestës tha se dëshmojnë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të vendit nuk do të kenë sukses. Klinaku shtoi se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Veteranët e UÇK-së po ndihen të diskriminuar, duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale.
Kuvendi i Kosovës sot nuk pati kuorum për votimin e Projektligjit për pagën minimale./21Media

Back to top button