Johnson dhe Zelensky flasin në telefon

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë folur në telefon këtë mëngjes.
Kjo telefonatë erdhi pasi Johnson përballet me një mocion mosbesimi. Nëse ai humbet, ai do të detyrohet të tërhiqet si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, transmeton rtv21.tv.
Dyshja folën për zhbllokimin e porteve, duke iu referuar bllokadës detare të Moskës ndaj Ukrainës, e cila e ka lënë këtë të fundit të paaftë të eksportojë shumë nga prodhimet e saj bujqësore, shkroi Zelensky në Twitter./21Media

Back to top button