Përfundoi rasti “Kleçka”, Limaj dhe të tjerët të pafajshëm

Gjykata Supreme refuzoi kërkesën e Prokurorisë

Fatmir Limaj dhe nëntë të akuzuarit e tjerë për krime lufte në fshatin Kleçkë përfundimisht janë të pafajshëm. Gjykata Supreme refuzoi kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”. Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë vendimi i shkallës së parë që i kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit në këtë rast.

Avokati i njëri nga të akuzuarit Naser Krasniqit, Florin Vërtopi tha se me këtë vendim të Gjykatës Supreme u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së. Përpos Fatmir Limajt të akuzuar për krime lufte në Kleçkë ishin edhe Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj./21Media

 

Back to top button