Përfundoi takimi në Presidencë

Vazhdon një takim tjetër në objektin e Qeverisë

Ka përfunduar takimi në zyrën e Presidentit, Hashim Thaçi  me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veselin, Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin.

Liderët partive politike nuk janë prononcuar para mediave.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Fatmir Limaj, janë parë ta kenë lënë takimin. Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert, i cili ishte i pari që ka dal nga takimi.

Haradinaj dhe Limaj kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk janë parë të kenë dal nga takimi kryeparlamentari Kadri Veseli e zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Në zyrë të Qeverisë ka hyrë edhe kryetar i PSD-së,  Shpend Ahmeti.  Ai bashkë me Limajn janë kryesues të Ekipit shtetëror të dialogut.

Ky takim vjen pasi krerët e shtetit kanë pasur mosmarrëveshje rreth taksës ndaj produkteve serbe. Kryeministri Haradinaj po refuzon të heq taksën prej 100 për qind, duke i dalë kundër kërkesës së SHBA-së.

Paradite, në Presidencë, krerët e shtetit kanë takuar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett./21Media

Back to top button