Përfundojnë bisedimet midis Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së për grurin

Bisedimet midis Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara të mbajtura në Stamboll për të diskutuar eksportet e grurit nga Ukraina tani kanë përfunduar.
“Takimi katërpalësh ndërmjet delegacioneve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Federatës Ruse dhe Ukrainës dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me dërgesën e sigurt të drithërave në pritje në portet e Ukrainës nga deti përfundoi në pavijonin Kalender”, tha Ministria turke.
Ukraina shpreson të përshpejtojë eksportet e grurit përmes rrugëve të rihapura të lumit Danub, mes bllokadës së Rusisë ndaj porteve kryesore të Detit të Zi, transmeton rtv21.tv.
Linja e maunave që aktualisht presin të lundrojnë në lumin Danub dhe të ngarkojnë grurë në një nga portet lumore të Ukrainës do të duhen disa javë për t’u pastruar, tha zëvendësministri i parë i Politikës Agrare dhe Ushqimit Taras Vysotsky në një fjalim televiziv të mërkurën.
Rreth 80% e eksporteve të grurit të Ukrainës u dërguan nga portet e vendit të Detit të Zi përpara pushtimit të Rusisë./21Media

Back to top button