​Përfundon bajpasi në “Ibër-Lepenc”, javën tjetër nis sanimi i përhershëm i kanalit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se sonte ka përfunduar ndërtimi i bajpasi në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc”, duke siguruar që rrjedhja e ujit të vazhdojë pa ndërprerje.

“Para pak çastesh e lëshuam ujin në bajpas. Tani do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KEK-un, e edhe për KRU-të”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se nga java a ardhshme do të fillojnë me sanimin e përhershëm të kanalit, por nuk ka dhënë një afat të saktë për sanimin e plotë.

Kanali u dëmtua pas një sulmi terrorist më 29 nëntor në Varagë të Zubin Potokut nga bandat e orkestruara nga Serbia.

Sanimi emergjent ishte realizuar me sukses, duke vendosur gypat që sigurojnë rrjedhën e pandërprerë të ujit. Bajpasi do të mundësojë vazhdimin e furnizimit me ujë deri në rregullimin përfundimtar të kanalit. Ai ka kapacitet rreth 6m3/sekondë ujë ose dy herë më shumë se furnizimi i tanishëm.

Back to top button