Përfundon bastisja në shtëpinë e Artan Behramit

EULEX-i ka përfunduar bastisjet në shtëpinë e Artan Behramit dhe prindërve të tij.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se Artan Behrami nuk është i dyshuar dhe se hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje në shtëpinë e tij në përpjekje për të siguruar prova për rastet që po gjykohen në Speciale.

Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett sot gjatë ditës për portalin rtv21.tv ka thënë se se operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)./21Media

Back to top button