Përfundon e qetë protesta, lirohet për qarkullim rruga Shtërpcë – Prevallë

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve lokal në Shtërpcë, e cila ishte thirrur në lidhje me rastin në të cilin mbetën të plagosur dy të rinjë të nacionalitetit serb, të premten më 6 janar.
Policia ka njoftuar se është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve.
“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.
Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në këtë protestë kanë marrur pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa fjalime mbajtën edhe përfaqësues të Listës Serbe, duke përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq.
Në protestë ka pasur pankarta me mbishkrimet si “Shtërpca është zemra e Serbisë! Evropë për çka janë fëmijët tanë fajtorë”, apo “Kamenica me vëllezërit nga Shtërpca”.
Rakiq nga protesta: Janë kohë të vështira, sot na kanë mbledhur herojntë tanë
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke mbajtur një fjalim nga protesta e serbëve lokal në Shtërpcë, ka thënë se sot janë mbledhur per arsye, sic i ka quajtur ai, herojntë tanë. Ai ka thënë se në protest ka njerëz që kanë qenë edhe në barrikadat në veriun e Mitrovicës.
“Jemi mbledhur sot, na kanë mbledhur herojntë tanë. Me ne janë edhe vëllezërit nga veriut që kanë mbrojtur të drejtën tonë për 20 ditë. Sic e shihni nuk jemi të lodhur, për 20 ditë nuk e kemi sulmu asnjë shqiptarë me qëllimin që të mos japim arsye shqiptarëve – qeverisë Kurti për sulme”, ka deklaruar ndër të tjera Rakiq.
Fillon protesta në Shtërpcë
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Shtërpcë, për të protesutar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur të rinjë të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar.
Prezent janë edhe zyrtarë policor të Policisë së Kosovës që janë duke e mbajtur rendin, ndërsa po ashtu janë parë duke e monitoruar situatën edhe trupat e KFOR-it.
Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë
Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.
“Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë”, ka thënë Policia rajonale e Freizajt.
Policia ka thënë se sapo të përfundojë protesta do të njoftoheni me kohë.
Dy të rinj u plagosen me armë zjarri në fshatin Gotovushë, ndërsa Prokuroria Themelore ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një të dyshuari shqiptar, i cili u arrestua menjëherë pas incidentit. Plagosja e dy serbëve në afërsi të fshatit Drajkovcë të Komunës së Shtërpcës u dënua ashpër nga zyrtarë serbë, kosovarë dhe ndërkombëtarë./21Media

Back to top button