Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon gara për Fazliun në Grand Slam Abu Dabi

Ka përfunduar turneu i Grand Slam Abu Dabi për xhudisten kosovare, Laura Fazliu, e cila në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, pësoi humbje në raundin e dytë.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Fazliu e nisi mirë këtë garë, ku në raundin e parë e mposhti xhudisten braziliane, Kaillany Cardoso.
Por në raundin e dytë, Fazliu u mposht nga xhudistja nga Portugalia, Barbara Timo.
Ekipi kosovar i xhudos i mbyll sot garat në Abu Dabi pa medalje, kurse nesër do të luftojë xhudistja Loriana Kuka në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button