Pesë ndryshimet e Liverpoolit në përballje me Nottingham

Skuadra e Liverpool-it e Jurgen Klopp-it përballet me Nottingham Forest-in pasi ata kërkojnë të vazhdojnë të fitojnë dhe të ndërtojnë momentum në sezonin e tyre.
Ky është takimi i parë në ligë mes dy skuadrave që nga viti 1999.
Liverpool hyn në këtë ndeshje pas tre fitoreve radhazi në të gjitha garat, ecuria e tyre më e gjatë këtë vit.
Skuadra e Klopp mundi Man Cityn e Pep Guardiolës fundjavën e kaluar.
Nottingham Forest bëri 20+ nënshkrime të reja gjatë verës, por e gjen veten në fund të tabelës së ligës, pasi ka arritur vetëm një fitore deri më tani.
Formacionet:
Nottingham Forest XI (4-3-3): Henderson; Aurier, Cook, Mckenna, Neco Williams; Yates, Freuler, Couyate; Gibbs-White, Awoniyi, Lingard
Liverpool XI (4-3-3): Alisson; Milner, Van Dijk, Gomez, Robertson; Elliot, Fabinho, Curtis Jones; Salah, Firmino, Carvalho
Ndeshjet e ardhshme të Liverpool-it
Reds nisin një ecuri të vështirë pas kësaj ndeshjeje ku takohen me Ajax dhe Napoli në Champions League për të siguruar kualifikimin e tyre në raundet e eliminimit. /21Media

Back to top button