Përfundon me sukses operacioni i Edon Zhegrovës

Lojtari i FC Basel, Edon Zhegrova ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacionin e tij.
Këtë e bëri të ditur përmes Instagramit.
“Operacioni përfundoi me sukses, faleminderit të gjithëve për mesazhet. Mezi po pres të rikthehem në fushë. Më i fort se asnjëherë më parë”, ka shkruar Zhegrova sipër fotos.

Operacioni i tij duhej bërë patjetër, pasi Edoni kishte pësuar një lëndim në gjurin e djathtë.
Gjithashtu, faqja zyrtare e klubit FC Basel në Twitter e ka bërë të ditur këtë lajm, duke i uruar Zhegrovës shërim të shpejt./21Media

Back to top button