Përfundon ndeshja Everton – Chelsea, ky është rezultati

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Stamford Bridge” mes skuadrës së Chelseat dhe asaj të Everton, ku rezultati është i barabartë 1:1.
Fillimisht, ishte mesfushori Mason Mount ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku në minutën e 70’ kalon Chelsean në epërsi prej 1:0.
Golin e barazimit për Evertonin, dhe të fundit të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Branthwaite në minutën e 74’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 37 pikë të arkëtuara, katër sosh larg kreut të tabelës Manchester Cityt.
Në anën tjetër, Evertoni tani gjendet në vendin e 14 në tabelë me gjithsej 19 pikë të tubuara pas 17 ndeshjeve të zhvilluara.
Rezultati final i ndeshjes mes Chelseat dhe Everton është 1:1./kp

Back to top button