Futboll: Kosova në Ligën C

Në Zvicër sot është tërhequr shorti për edicioni e ri të Ligës së Kombëve në futboll, që do të zhvillohet gjatë vitit 2022. 
Kosova edhe në edicionin e radhës do të jetë pjesë e Ligës C dhe në bazë të shortit të sotëm do të jetë pjesë e grupit B bashkë me Bullgarinë, Bjellorusinë dhe Gjibraltarin. Ndeshjet e këtij grupi Kosova do t’ i zhvillojë gjatë muajve qershor dhe shtator të vitit 2022. Vendi i parë eventual në këtë grup, Kosovës do të ipte mundësinë të luaj në play-off për Kampionaton Evropian të vitit 2024./21Media

Back to top button