Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon ndeshja mes Lirisë e Vushtrrisë, kjo skuadër do të luftojë në barazh

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Lirisë dhe asaj të Vushtrrisë, e vlefshme kjo për të caktuar skuadrën që do të luftojë në barazh për një vend në Superligën e Kosovës.
Pas 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 qershori”, fituesi mes Lirisë e Vushtrrisë është përcaktuar me ndihmën e penalltive.
Koha e rregullt është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa në vazhdime nuk ka pasur gola, kurse në penallti, skuadra e Vushtrrisë ka siguruar fitoren me rezultat 5:3.
Fillimisht, rezultatin i pari e ka zhbllokuar Liridon Fetahaj, i cili në minutën e 45+4’ shtesë nga penalltia e ka kaluar Lirinë në epërsi.
Golin e barazimit dhe të fundit brenda kohës së rregullt të kësaj ndeshjeje e ka shënuar Labinot Osmani, i cili me ndihmën e penalltisë e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 52’ për Vushtrrinë.
Ndërkaq, në fazën e penalltive, Vushtrria ka qenë e suksesshme 100%, kurse te Liria penalltinë e ka humbur Viktor Kuka.
Me këtë fitore, Vushtrria vazhdon në luftën e barazhit, me ç’rast do të përballet me vendin e tetë në Superligën e Kosovës.
Nga ana tjetër, skuadrat që në Superligën e Kosovës janë duke luftuar për t’i ikur vendit të tetë dhe rrjedhimisht ndeshjes së barazhit janë Malisheva, Dukagjini, Drenica dhe Prishtina.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button