Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përmbledhës në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku tanimë renditja e kandidatëve për kryetar ka ndryshuar.
Me numërimin e votave të diasporës, Faton Peci i VV-së renditet në vendin e parë me 47.96% të votave, ose në total 15 mijë e 745 vota.
Arian Tahiri i PDK-së tash ka zënë vendin e dytë me 47.60% të votave të grumbulluara, ose gjithsej 15 mijë e 629.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?