Përfundon numërimi i votave në Tiranë, PS e para

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në të gjithë qarkun e Tiranës, mëngjesin e së mërkurës. Rezultati zyrtar sipas KQZ, është si më poshtë: PS 48.99 % konvertuar në 18 mandate, PD-AN 39.38 % konvertuar në 15 mandate, LSI 6.03 % konvertuar në 2 mandate dhe PSD 2.87% konvertuar në 1 mandat.
Rezultati:
PS 223.287 vota
PD-AN 179.984 vota
LSI 27.544 vota
PSD 13.154 vota
Me mbylljen e procesit në Tiranë ka përfundur dhe numërimi në të gjitha qarqet e vendit dhe PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në total me 48.81 % të votave, PD 59 mandate me 39.54 % të votave, LSI 4 mandate me 6.83 % të votave dhe PSD 3 mandate me 2.25 % të votave.

Back to top button