Përfundon pa fitues derbi mes Juventusit e Napolit

 
Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Serie A, ku në stadiumin “Allianz” nuk ka fitues.
Derbi mes Juventusit dhe Napolit ka përfunduar pa fitues, ku pas 90’ minutave lojë rezultati përfundimtar është i barabartë 1:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Dries Mertens, i cili kalon Napolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 23’ të ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi në të mirë të napolitanëve, kurse pjesën e dytë e filloi më mirë skuadra e Massimiliano Allegrit.
Juventusi gjeti golin e barazimit kundër Napolit përmes sulmuesit anësorë Federico Chiesa, i cili shënon në minutën e 54’ për 1:1.
Goli i Chiesas doli të ishte i fundit në këtë ndeshje, ku të dy skuadrat ndanë pikët e barabarta në stadiumin “Allianz”.
Me pikët e reja, skuadra e Napolit zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 40 pikë të arkëtuara, pesë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Juventusi që renditet në vendin e pestë.
Rezultati final i ndeshjes mes Juventusi dhe Napolit është 1:1.

Back to top button