Haradinaj thotë se Qeveria Kurti është zhyt në korrupsion

 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria Kurti është zhytur në korrupsion.
“Kjo do të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të lidhjeve të shkurtra, këta kanë vënë njerëz të besueshëm ose të afërt në plotë institucione, që lidhjet e shkurtra janë mundësia me i ik procedurave ligjore dhe me bë shkelje ligjore. Kjo po i ndodh kësaj Qeverie”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se dikush mund të mendojë se e ka si kundërpërgjigje, mirëpo Haradinaj thekson se po reflekton mbi atë që po e sheh./21Media

Back to top button