Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon pa gola përballja Kosovë – Slloveni

(Lajm i përditësuar)


Përfundon pa gola përballja Kosovë – Slloveni

Sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova e Sllovenia luajtën pa gola.

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Me barazim, Kosova mbetet e dyta në Grupin B me katër pikë. Zvicra udhëheq me nëntë pikë, ndërsa Sllovenia doli në vendin e tretë me dy pikë. Suedia mbetet me një pikë dhe bie në vendin e fundit.


Startojnë 45 minutat vendimtarë në “Fadil Vokrri”

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola (0-0), të dyja skuadrat janë rikthyer në fushë me synimin për të gjetur avantazhin.

Kosova tregoi lojë të barabartë në fraksionin e parë dhe pati një mundësi të mirë për shënim me Vedat Muriqin në minutën e 12-të, por sulmuesi dardan nuk arriti të mposhtë portierin slloven.

Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Franco Foda do të arrijë të konkretizojë përpjekjet në pjesën e dytë, ndërsa atmosfera në “Fadil Vokrri” vazhdon të jetë e zjarrtë.


Kosova 0:0 Sllovenia

Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ka qenë një lojë e barabartë, me të dyja skuadrat që kanë kërkuar avantazhin, por pa arritur të konkretizojnë rastet e krijuara.

Rastin më të mirë për Dardanët e pati Vedat Muriqi në minutën e 12-të, kur goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë.

Kosova tregoi angazhim dhe disiplinë, ndërsa Sllovenia u përpoq të rrezikonte me kundërsulme.

Pjesa e dytë pritet të jetë interesante, me të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren.


Ka nisur ndeshja Kosovë – Slloveni në “Fadil Vokrri”

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Atmosfera është elektrizuese, me tifozët “Dardanët” që kanë mbushur shkallët e stadiumit për të mbështetur kombëtaren e tyre.

Të dyja skuadrat synojnë fitore të rëndësishme për të forcuar pozitat në grup, ndërsa formacionet zyrtare u publikuan pak para fillimit të ndeshjes.

Kosova kërkon tri pikë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit që do të ishte një hap historik për dardanët,

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button