Përfundon protesta në Hagë

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar protesta e shqiptarëve në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve të hënën ka nisur gjykimi, ka përfunduar me thirrjet për drejtësi dhe lirimin e tyre.

Në protestë të pranishëm ishin edhe ish-deputetë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ekipi i RTV21 vazhdimisht ka sjellë detaje nga protesta e sotme, kurse do vazhdojë të raportojë nga Haga lidhur me ecurinë e senacë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatori i protestës në Hagë, për RTV21 thotë se janë deri në 2 mijë e 500 protestues

Raif Istogu organizator i protestës që po mbahet në Hagë kundër gjykimit të ish krerëve të UCK-së, për RTV21 ka treguar se kjo protestë do të zgjasë deri në orën 13:00.

Istogu tutje ka treguar se sipas statistikave që ata kanë numri i protestuesve është deri në 2 mijë e 500.

“Sipas lajmeve që na kanë ardhur besojmë se janë 1 mijë e 500 deri ne 2 mijë e 500”, tha Istogu.

Protestë në Hagë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së, RTV21 sjell detaje

Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur më sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në mesin e protestuesve janë edhe disa prej familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së.

“Jo në emrin tim”, diaspora shqiptare mblidhet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Me brohoritjet “UÇK”, shqiptarët e diasporës janë mbledhur për protestën në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së gjykimi ndaj të cilëve filloi sot në Hagë.

Ata po kërkojnë gjykim të drejtë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Sot shihet që ka interesim të madh të bashkatdhetarëve nga të gjitha anët e Evropës, edhe nga Amerika e largët, protesa ka qëllimin vetëm për kërkim të drejtësië, ne duam vetëm drejtësi dhe gjykim fer të liderëve tonë të luftës dhe paqes”, thote njëri nga organizatorët, Raif Istogu për KosovaPress.

Ndërsa protestuesi Isa Gashi tregon se motoja e tyre sot është “Jo në emrin tim”.

“Motoja jonë është ‘Jo në emrin tim’, ndërsa platforma është ‘Marshojmë për drejtësi’. Asgjë sot, nuk kemi pretendime që gjykata bën padrejtësi, ne kemi moto, dhe të vetmen moto që e kemi sot është ‘Jo në emrin tim’”, thotë  Gashi.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.

Ndërkaq sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-së.

Diaspora shqiptare në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Milaim Gashi ka ardhur nga Freiburgu i Gjermanisë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së gjykimi ndaj të cilëve fillon sot në Hagë.

Ai thotë se ndaj tyre po bëhet padrejtësi dhe ata meritojnë mbështetje.

“Ne jemi këtu me shpall pakënaqësi ndaj gjykatës se Hagës, është një padrejtësi e madhe që po u bëhet krerëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë ai.

Ai po qëndron para ndërtesës së Gjykatës Speciale ndërsa më vonë do t’i bashkohet protestës së shqiptarëve të diasporës.

“Do të solidarizohemi deri në fund”, shton ai.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.

Ndërkaq sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-së.

Back to top button