Kampionia e botës në skitari sot merr shtetësinë kosovare

Skitarja austriake Sophie Sorschag, do të pranojë sot dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës.

Sorschag, me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.

Ajo është kampione e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Dhënia e dekretit të shtetësisë kosovare për Sorschag do të bëhet sot në ora 11.

Back to top button