Përfundon Samiti i liderëve europianë, Von der Leyen: Duhet garanci për Ukrainën
(Lajm i përditësuar)
Përfundon samiti i liderëve evropianë

Samiti i kryeministrit Keir Starmer me disa nga homologët e tij evropianë ka përfunduar – pas rreth dy orësh diskutimi.
Tani po shohim se liderët largohen nga Shtëpia e Lancasterit një nga një – me Volodymyr Zelensky që tani pritet të shkojë në Sandringham për t’u takuar me Mbretin Charles III.
Është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen, thotë shefi i Komisionit Evropian

Ajo thotë se ata diskutuan nevojën për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurimin që ajo të ketë mjetet për të “fortifikuar dhe mbrojtur” veten.
Ajo thotë se kjo varion nga mbijetesa ekonomike deri te qëndrueshmëria ushtarake.
Von der Leyen vazhdon duke thënë se “ne duhet të kemi një rritje në mbrojtje…ne me të vërtetë duhet të rritemi masivisht”, duke shtuar se nevojitet një plan i qartë nga Bashkimi Evropian dhe një qasje e përbashkët evropiane.
“Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet…është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen,” thotë ajo.
Ajo i dërgon gjithashtu një mesazh presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë: “Ne jemi gati së bashku me ju të mbrojmë demokracinë, të mbrojmë parimin se ekziston një shtet ligjor që nuk mund të pushtoni fqinjin tuaj ose nuk mund t’i ndryshoni kufijtë me forcë”.
“Është në interesin tonë të përbashkët që ne të parandalojmë luftërat e ardhshme,” shton ajo.
Nis samiti i Britanisë së Madhe për Ukrainën – kush janë pjesëmarrësit?

Liderët evropianë kanë mbërritur në Lancaster House në qendër të Londrës, ku kryeministri britanik, Keir Starmer, po pret një samit ndërkombëtar për sigurinë.
Në mesin e tyre janë edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Polonisë Donald Tusk.
Menjëherë pas tyre mbërriti edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
U panë gjithashtu kryeministri suedez Ulf Kristersson, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, kryeministri i Republikës Çeke Petr Fiala dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Më pas kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Të pranishmit përfshijnë gjithashtu presidentin e Finlandës Alexander Stubb, presidentin e përkohshëm të Rumanisë Ilie Bolojan, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.
I fundit që mbërriti ishte kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Në vijim gjeni emrat e të gjithë pjesëmarrësve: kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri suedez Ulf Kristersson, kryeministri i Republikës Çeke Petr Fiala, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, kryeministri holandez Dick Schoof, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri finlandez Alexander Stubb, presidenti i Këshillit të BE-së Antonio Costa, presidenti i përkohshëm i Rumanisë Ilie Bolojan dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.