Përfundon testi i maturës me parregullsi të vogla

 

Rreth 26 mijë e 669 maturantë i janë nënshtruar testit të maturës, i cili është mbajtur të shtunën në Kosovë.

Për mbarëvajtjen e procesit thuhet se kanë qenë të angazhuar 2 mijë e 568 administrues, 570 komisionarë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.

Komisioni Shtetëror i Maturës(KShM) e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020.

Sipas KShM, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie.

KShM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin./21Media

Back to top button