Selmanaj: Posti i Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së

 

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka folur rreth debatit për pozitën e presidentit.

Selmanaj përmes llogarisë së tij “Facebook”, thotë se zgjedhja e presidentit varet nga deputetët e Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij presidenti është i zgjedhur dhe se sipas tij një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojnë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.

“Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të. Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim”, ka shkruar Selmanaj.

Ai, tutje tregon se shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.

“Pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar deputeti Selmanaj./21Media

Back to top button