Përfunduan xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtë “Keep Going”

Pas katër ditëve xhirime në Istog dhe në rrethinë, përfundojnë xhirimet e filmit “Keep Going”.

Filmi “Keep Going” me regji të Valmira Hysenit trajton një temë frymëzuese rreth endrrës së një vajze të quajtur Hana, e cila është në përfundim të shkollës së mesme dhe përpiqet t’a arrijë ëndrrën e saj, të luajë futboll profesionist mirëpo babai i saj, Sherifi, ka një plan tjetër për të, e që është të vazhdojë studimet akademike.

Filmi ështē realizuar nga shtëpia filmike “Plan Bee Films”, producent i filmit: Zgjim Terziqi dhe skenaristë: Valmira Hysenit dhe Zgjim Terziqi.

Në film luajtën aktorë shumë të mirënjohur si Luan Jaha, Adriana Matoshi, Era Balaj dhe Eli Gashi./21Media

Back to top button