Përgjysmohen pagesat për provimin e Jurisprudencës

 
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë ulur pagesën e kandidatëve për paraqitjen e provimit të jurisprudencës, për 50%.
“Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa”, ka njoftuar ministrja Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kanë vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro.
“Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Back to top button