Përgjysmohet numri i azilkërkuesve në Austri

Kërkesat për azil në Austri kanë shënuar rënie

Numri i kërkesave për azil në Austri vazhdon të shënojë rënie, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është përgjysmuar, njoftuan të premten autoritetet austriake.

Në tre muajt e parë të këtij viti, 6.480 refugjatë kërkuan azil në Austri, që paraqet rënie prej 55 për qind në krahasim me çerekun e parë të vitit të kaluar, kur 14.400 njerëz kërkuan azil.

Back to top button