Perimet që duhet t’i konsumoni gjatë gjithë jetës

Perimet më të shëndetshme që duhet t’i konsumoni gjatë gjithë jetës:
Barishtet
Ato janë të pasura me vitaminat A dhe C të cilat pakësojnë hormonin e stresit që është një ndër përgjegjësit e masës dhjamore në pjesën e belit dhe akumulimin e ujit në trup. Spinaqi dhe lakrat e egra si lëpjeta apo laboti janë disa prej barishteve me pak kalori dhe shumë fibër.
Kungujt e vegjël
Nëse jeni në kërkim për një dozë të mirë ushqyesish atëherë zgjidhni kungujt e vegjël.Ato përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin menjëherë.Përveç përdorimit në gatim, zijini kungujt dhe pijeni ujin në mëngjes. mKy lëng pastron trupin dhe ju mban të hidratuar.
Brokoli
Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje si lulelakra apo lakrat e brukselit, luftojnë inflamacionin dhe balancojnë sheqerin në gjak. Brokoli është një burim i shkëlqyer fibre dhe kalciumi. Lulelakra nga ana tjetër përmban shumë vitaminë C ndërsa lakrat e vogla janë një burim i shkëlqyer folate dhe vitaminash A dhe C. Të gjitha këto e ndihmojnë metabolizmin të bëjë një punë të shkëlqyer.
Preshi
Preshi përmban shumë fibër dhe ul kolesterolin. Ai është i pasur në kalium dhe vitamin C. Në këtë mënyrë, preshi mbështet sistemin kardiovaskular duke mbrojtur shtresat e brendshme të enëve të gjakut nëpërmjet antioksidantit të quajtur kamferol.

Back to top button