Trajneri i Torinos përleshet me drejtorin sportiv të klubit

Drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati dhe trajneri, Ivan Juric janë kapur në video duke u përleshur në parkingun e makinave në kampin stërvitor parasezonal të klubit në Austri.
Skuadra e Serie A po vazhdon përgatitjet e saj duke luajtur disa ndeshje miqësore, që kanë treguar forcën e skuadrës pavarësisht disa largimeve të futbollistëve kryesorë këtë verë.
Mbrojtësi Gleison Bremer u largua për në Juventus për 44 milionë euro dhe ish-kapiteni i klubit Andrea Belotti u largua me parametra zero, ndërsa Torino ka shpenzuar vetëm 16 milionë euro për transferimet e reja, të cilat përfshijnë Samuele Ricci, Brian Bayeye, Etrit Berisha dhe Pellegri.
Ish-trajneri i Genoas dhe Veronas, Juric, ka pasur disa herë biseda me presidentin e klubit, Urbano Cairo, duke treguar zhgënjimin e tij për politikën e keqe të përforcimit të skuadrës këtë verë.
Tensionet u ndezën kur drejtori sportiv mbërriti në bazën stërvitore dhe u përshëndet nga Juric, aq sa dyshja nisën të grinden në parkingun e makinave.
U desh ndërhyrja për të ndarë Vagnatin dhe Juric, pasi filluan të përleshen me njëri-tjetrin në një shkëmbim jo të hijshëm të fjalëve.

Back to top button