Periudha e parë e vitit shkollor përfundon me 30 dhjetor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot ka informuar se periudha e parë e vitit shkollor 2021/2022 do të përfundojë me 30 dhjetor 2021, pra pushimi dimëror do të fillojë me 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ndërkaq, periudha e dytë e këtij viti shkollor do të fillojë më 10 janar 2022.
“Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompenzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.”, ka bërë të ditur MASHTI.
Ministria ka rikujtuar se kompenzimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit./21Media

Back to top button