Berisha pas mbledhjes ironizon Bashën: Mblodhi gjithë karriget në zyrë

Ka përfunduar mbledhja e konstituimit e Komisionit për Rithemelimin e PD-së. Në mbyllje të saj Berisha ka ftuar median në konferencë.
Ai e ka përshkruar konferencën si më të veçantën që ka zhvilluar në 31 vite të karrierës së tij politike.
“Jehona e këtij Kuvendi siç ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në çdo votër dhe zemër shqiptari, të të gjithë atyre që e duan lirinë dhe i thonë lirisë liri. Personalitete më të shquara gjithashtu të krahut konservator në Europë dhe botë kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët dhe demokratet shqiptare”, ka thënë Berisha.
Ai nuk ka kursyer edhe ironinë për kryetarin në detyrë Basha që ngjitur me të po zhvillon mbledhje me kryesinë.
Basha njeriu që grumbulloi të gjithë karriget në zyrën e tij. Nga ana tjetër njeriu i misionit që nuk punon për karrige por me përkushtim të jashtëzakonshëm për liritë e demokratëve. I bëj thirrje të përzemërt dhe miqësore çdo demokrati dhe demokrateje që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD e rithemeluar është i mirëpritur dhe krahëhapur. Më mirë vonë se kurrë, unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë të vonuar. Kontributi i gjithësecilit do të respektohet, toleranca dhe mirëkuptimi në këtë familje me Kushtetutë të re të lirisë do të jenë ligjet e saj. Ftoj kryetaret e PD që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, PD. Vendi i tyre është ku janë idealet me fisnike. Deputeti Basha e katandisi në parti të ekstremit të majtë, parti marksiste leniniste me përjashtimet e tij të përditshme të deputetëve dhe anëtareve që do ja kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë“, ka shtuar tutje ai./Oranews

Back to top button