Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi

U përkujtuan dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi në Krushë e Madhe

Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit sot në 18-vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi.

Në tubim përkujtimor morën pjesë Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, bën të ditur Komuna e Rahovecit.

Një fjalë rasti në tubimin përkujtimor mbajti edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i cili tha se jemi këtu për te përkujtuar  Dalipin dhe Bekimin  dhe të gjithë ata luftëtar të cilët  derdhen gjakun e tyre për lirinë e vendit. Jemi sot për të përkujtuar  të gjithë ato vuajtje të cilat i kemi përjetuar , shumë vite me radhe me të rëndat i kemi përjetuar gjatë vitit 1998 dhe në pranverën e vitit 1999 .

Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së u shpreh se Bekimi dhe Dalipi, tani dëshmorë të kombit nga Krusha e Madhe u mobilizuan me shumë shok nga anadrinia dhe të gjitha viset shqiptare u bashkuan në luftën për çlirimi dhe  bashkim kombëtar . Ata ishin gjithmonë të gatshëm  ti japin at që kërkonte atdheut.

Ndërsa , Selami Hoti kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe potencoi se dëshmorët  të edukuar me atdhedashuri , së pari nga familjet e tyre  e pastaj të frymëzuar nga filozofia e patriotit të pa shoq , politikanit unik  të përmasave  ndërkombëtare , ideologut të Ushtrisë së Kosovës , prof. Ukshin Hoti i cili thoshte BEJE ose VDIS , kishin shtyrë  Dalipin dhe Bekimin  që të merrnin  detyra nga me te ndryshmet  në shërbim të atdheut.

Back to top button