913 mijë euro për gjashtë Federata sportive

Memorandum bashkëpunimi me gjashtë Federata sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me gjashtë Federata sportive dhe sipas këtyre memorandumeve Ministria do të ndajë 913  mijë euro për këto gjashtë Federata.

Federatat me të cilat është nënshkruar memorandum i bashkëpunimit janë: Federata e Basketbollit, Hendbollit, Volejbollit, Xhudos, Karatesë dhe Atletikës.

Sipas memorandumeve të nënshkruara Federatat që do të përitojnë më së shumti për vitin 2017 janë Federata e Basketbollit dhe ajo e Hendbollit që do të marrin nga 210 mijë euro. Federata e Volejbollit do të përfitoj 170 mijë euro, ajo e Xhudos 135 mijë, Federata e Karatesë do të marrë 98 mijë, kurse ajo e Atletikës 90 mijë euro.

Me rastin e nënshkrimit të këtyre memorandumeve, krerët e Federatave e kanë vlerësuar pozitivisht këtë mbështetje të marrë nga Ministria./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button