Përkujtohet 29-vjetori i masakrës së Malishevës

Homazhe në Malishevë dhe Bubavec

Me rastin e 29 vjetorit të masakrës së Malishevës, sot janë bërë homazhe në vendin e rënies, përkatësisht në pllakën e ngritur për dy të vrarët, Ali Kryeziun dhe Hysni Mazrekun, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e tyre në Malishevë dhe Bubavec, bëhet e ditur nga kumtesa e Komunës së Malishevës.

Me këtë rast, homazhe kanë bërë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar komunal, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i shoqëruar edhe nga anëtar të kuvendit, ish drejtuesit e komunës në vitin 1990.

Më 30 janar të vitit 1990, një ditë pas protestës së madhe në Malishevë, forcat policore kishin shtënë mbi popullatën e Malishevës, ku ishin vrarë, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa ishin plagosur dhjetëra të tjerë në Malishevë dhe në katër drejtimet, në hyrje dhe dalje të Malishevës.

Ngjarja e 30 janarit të vitit 1990 është një prej ngjarjeve që shënon edhe kthesë të madhe në institucionet e asaj kohe, pasi për herë të parë është bërë një reagim dhe kundërshtim nga ana e institucioneve, lidhur me vrasjen e qytetarëve të pafajshëm nga regjimi.

Back to top button