Përkujtohet dëshmori Bahri Fazliu

Homazhe për dëshmorin Bahri Fazliu

Në 19-vjetorin e rënies, sot përkujtohet heroi Bahri Fazliu, ku duke filluar nga ora 12:00 do të bëhen homazhe.

Homazhet do të bëhen në fshatin Llaushë të Podujevës, tek lapidari i heronjve të Kosovës Fahri dhe Bahri Fazliu.
Fahri Fazliu ka lindur me 24 shkurt të vitit 1963. Ai ishte pjesë e ilegales shqiptare në Kosovë dhe për aktivitetin e tij patriotik vritet nga forcat policore në Prishtinë, më 1989. Ai ishte edhe pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981.

Bahriu ishte poet dhe pjesëtar Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe udhëheqës i saj. Si luftëtar i Kosovës vritet më 7 maj 1998 te Bjeshka e Bogiqes – katër ditë para arritjes së marrëveshjes për luftë të përbashkët mes LKÇK-së dhe UÇK-së.

Back to top button