Kaloni te përmbajtja kryesore

Marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Protesta do të fillojë nga ora 13:00

Shoqëria civile në Mitrovicë, sot organizon marshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, i cili mbahet në Sheshin “Mehë Uka”, duke filluar nga ora 13:00.

Marshi mbahet pas vrasjes së 23 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button