Përkujtohet regjisorja Arzana Kraja
Përkujtohet regjisorja Arzana Kraja
Sot është mbajtur organizimi përkujtimor për regjisoren e ndjerë, Arzana Kraja.
Ky organizim u mbajt në Kino Armata, ku u vlerësua kontributi i regjisores në kinematografinë shqiptare.
“Në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta u përkujtua regjisorja Arzana Kraja Në Kino Armata, ku u mbajt organizimi përkujtimor u vlerësua lartë kontributi i regjisores në kinematografinë tonë, ndërsa u fol për trashëgiminë që ka lënë pas, një mori veprash artistike si autore e filmave të shkurtër, dokumentarë, realizime të shumta televizive dhe filma të metrazhit të gjatë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në fjalën e tij hyrëse tha se puna e regjisores Kraja vlerësohet lartë.
Duke folur për kontributin e saj në kinematografi, ministri theksoi se “ajo ishte pjesë e kineastëve tanë të suksesshëm dhe padyshim një prej anëtarëve shumë të denjë të valës së re të regjisorëve në sukseset kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Ngjarja vazhdoi me shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores Kraja “Fusha e Mëllenjave”, që përmban në vete idealizmin e një ish të burgosuri politik, që është kthyer në vendlindje për të kuptuar të vërtetën e asaj kohe për tradhtinë që iu ishte bërë.
Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë familja e regjisores, akademik, Mehmet Kraja, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deputë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, artistë dhe artdashës./21Media