Përleshja në Pejë, një i vdekur, dy të arrestuar
Policia ka dhënë detaje nga përleshja e sotme në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë, ku si pasojë e plagëve të marra një person ka vdekur.
Policia ka informuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.
“Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë. Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).:”, ka bërë të ditur policia përmes komunikatës.
Viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Kurse, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, do të dërgohen në ndalim prej 48 orëve./21Media